Eurovision 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë

spot_imgspot_img

Qyteti bullgar i Burgasit, në bregun e Detit të Zi, do të presë Eurovision Song Contest 2027, transmeton gazeta “Uanza Online”.

Vendimi erdhi pasi Bullgaria fitoi Eurovisionin 2026 me këngëtaren Dara dhe këngën “Bangaranga”.

Burgasi u zgjodh mbi kandidatura të tjera, përfshirë kryeqytetin Sofje. Konkursi do të zhvillohet me gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj 2027, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 15 maj.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu ndryshime në rregullat e konkursit. Për të rritur mbrojtjen e artistëve të rinj, mosha minimale e pjesëmarrësve është ngritur nga 16 në 18 vjeç. Gjithashtu, vendet që preken nga konflikte ose paqëndrueshmëri nuk do të lejohen të organizojnë konkursin.

Ky është një lajm i mirë për Bullgarinë, e cila do ta organizojë Eurovisionin për herë të parë, dhe pritet që eventi të sjellë mijëra fansa dhe vëmendje të madhe ndërkombëtare në Burgas.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGASHME

spot_imgspot_img