Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ejup Rexha.
Ai ishte një emër i njohur i muzikës popullore shqiptare, ndërsa rrugëtimin e tij artistik e nisi në Ansamblin “Ramiz Sadiku”, për të vazhduar më pas në Ansamblin “Minatori i Ri”.
Gjatë karrierës së tij muzikore, Rexha realizoi disa albume me këngë kryesisht popullore, të cilat u pritën mirë nga publiku dhe patën jehonë të madhe.
Ai ishte gjithashtu pjesëmarrës në festivalin e njohur “Akordet e Kosovës”, si dhe në turne të ndryshme muzikore në vende të botës, duke kontribuar në promovimin e muzikës shqiptare edhe jashtë vendit.
Në jetën private, Ejup Rexha ishte i martuar dhe baba i katër djemve. Ai jetonte dhe vepronte së bashku me familjen e tij në Londër.
Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një artisti që la gjurmë në muzikën popullore shqiptare.
(Unaza Online)



