‘Aşk ve Taht’, seriali i ri që sjell në ekran historinë e Alaeddin Keykubatit

spot_imgspot_img

Një nga produksionet e reja turke që po tërheq vëmendjen e publikut gjatë sezonit të ri televiziv është “Aşk ve Taht”, një dramë historike e realizuar nga Bozdağ Film dhe e transmetuar në ATV. Seriali sjell në qendër një histori të mbushur me dashuri, pushtet, tradhti dhe përplasje për fronin.

Në fokus është Alaeddin Keykubat, sundimtari i Anadollit Selxhuk, dhe rrugëtimi i tij nga burgu drejt fronit. Krahas betejave për pushtet, seriali trajton edhe historinë e dashurisë mes Alaeddinit dhe Destinës, princeshës së Alanyas, e cila paraqitet si një grua inteligjente dhe me ndikim në zhvillimet e historisë.

Në kastin e serialit është edhe Akın Akınözü, i cili rikthehet me një projekt të madh historik. Në produksion luajnë gjithashtu Merjem Šiljak, Simay Barlas, Ayça Bingöl, Cem Bender dhe aktorë të tjerë të njohur të skenës turke.

“Aşk ve Taht” është pjesë e valës së serialeve të reja turke për sezonin 2026/2027, ku produksionet historike vazhdojnë të zënë një vend të rëndësishëm në televizionin turk.

Me një histori që kombinon dashurinë, intrigat e pallatit dhe luftën për pushtet, seriali synon të tërheqë jo vetëm publikun vendas, por edhe audiencën ndërkombëtare, në një kohë kur serialet turke vazhdojnë të kenë një shtrirje të madhe në tregjet e huaja.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img