Një serial i ri turk po përgatitet të nisë xhirimet dhe pritet të sjellë në ekran dy prej aktorëve të njohur të kinematografisë turke, Pınar Deniz dhe Selahattin Paşalı.
Projekti, i prodhuar nga O3 Medya, do të nisë xhirimet në muajin nëntor dhe aktualisht njihet me titullin ndërkombëtar “The Hatmaker”. Sipas raportimeve të mediave turke, seriali po përgatitet edhe për t’u prezantuar në tregun ndërkombëtar.
Regjisori i projektit do të jetë Ömür Atay, ndërsa skenari është shkruar nga Şükrü Necati Şahin. Përfshirja e dy aktorëve të njohur në rolet kryesore ka rritur interesimin për produksionin, i cili synon të jetë një prej projekteve të rëndësishme të sezonit të ardhshëm televiziv.
Detaje të tjera rreth historisë, personazheve dhe datës së premierës pritet të bëhen publike në vazhdim, ndërsa përgatitjet për xhirimet tashmë kanë nisur.
(Unaza Online)



