‘NAZA’ trondit Festivalin e Venecias’ me një ovacion rekord

spot_imgspot_img

Festivali i 83-të i Filmit në Venecia po mbyllet me një konkurrencë të fortë për Luanin e Artë, ndërsa dokumentari NAZA, me regji nga Rachel Szor dhe Yuval Abraham, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pas një ovacioni prej plot 25 minutash, më i gjati i regjistruar në historinë e festivalit. Filmi trajton dëshmitë e pjesëtarëve të ushtrisë izraelite mbi luftën në Gaza dhe pretendimet për vrasje sistematike të civilëve.

Prania e veprës dokumentare në garën kryesore tregon edhe një herë se kinemaja bashkëkohore po luan një rol gjithnjë e më të madh në trajtimin e çështjeve politike dhe humanitare.

Ndërkohë, në garë janë edhe produksione të rëndësishme ndërkombëtare dhe të Hollywood-it, duke e bërë edicionin e këtij viti një nga më të diskutuarit e viteve të fundit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img