Një nga çështjet më të rëndësishme aktuale në botën e letërsisë lidhet me përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit për trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale. Në SHBA, një çështje e rëndësishme gjyqësore që përfshin Open AI Microsoft, The New York Times dhe një grup autorësh po përqendrohet te pyetja nëse përdorimi i materialeve të mbrojtura nga copyright për trajnimin e AI-së mund të konsiderohet “fair use”.
Autorët dhe botuesit argumentojnë se përdorimi i librave dhe artikujve pa leje mund të dëmtojë tregun e veprave origjinale dhe të ulë stimujt ekonomikë për krijimtarinë njerëzore. Nga ana tjetër, kompanitë e teknologjisë mbrojnë qëndrimin se sistemet e AI-së mësojnë modele statistikore të gjuhës dhe nuk zëvendësojnë drejtpërdrejt veprat origjinale.
Vendimi i gjykatës amerikane mund të ketë pasoja të rëndësishme për autorët, botuesit, gazetarët dhe industrinë e inteligjencës artificiale, duke ndikuar në mënyrën se si përdoret literatura në zhvillimin e teknologjive të reja.
(Unaza Online)



