Është shënuar 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, humanistes shqiptare me famë botërore, e cila lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Me këtë rast, figura e saj kujtohet për veprimtarinë humanitare dhe kontributin e saj ndaj njerëzve në nevojë në mbarë botën.
Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të njohura shqiptare në historinë bashkëkohore. Trashëgimia e saj vazhdon të jetë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore në Shkup dhe në komunitetet shqiptare në rajon.
(Unaza Online)



