Adelina Ismaili me rol kryesor në filmin ‘Masakra e Tivarit’: Një histori që nuk guxon të harrohet

spot_imgspot_img

Artistja e njohur Adelina Ismaili i është bashkuar një projekti të veçantë kinematografik, që rikthen në vëmendjen e publikut një prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë së shqiptarëve, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Bëhet fjalë për filmin dokumentar “Masakra e Tivarit”, një vepër që trajton një nga tragjeditë më të rënda të përjetuara nga shqiptarët dhe synon të ruajë kujtesën e viktimave dhe të historisë së tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina ka ndarë emocionet e saj për pjesëmarrjen në këtë projekt, duke zbuluar se ka pasur një rol kryesor, ndërsa zëri i saj është bërë pjesë e veprës.

‘Masakra e Tivarit’, një film dokumentar mbi njërën nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë. Pata një rol kryesor dhe këndova në këtë vepër madhështore. Një histori e trishtë e popullit tonë që nuk guxon të harrohet.”

Përtej ekranit, kjo vepër vjen si një përpjekje për ta kthyer kujtesën historike në art. Në këtë projekt, fjala, imazhi dhe muzika ndërthuren për të sjellë një rrëfim që prek plagë të së kaluarës dhe i rikthen ato para brezave të rinj.

Pjesëmarrja e Adelinës i jep projektit edhe një dimension artistik, veçanërisht përmes interpretimit dhe këngës së saj, duke e bërë rrëfimin jo vetëm një dëshmi historike, por edhe një përjetim emocional.

“Masakra e Tivarit” me autorësi nga Mentor Haziri, mbetet një vepër që synon të flasë për historinë, dhimbjen dhe kujtesën, duke përcjellë mesazhin se tragjeditë e një populli nuk duhet të zbehen nga koha.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img