Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne dhe këtë e dinë të gjithë

spot_imgspot_img

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka “kontrollin absolut” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani dhe Omani vijojnë negociatat për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare. Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të përgjigjej ashpër nëse Irani do të sfidonte Uashingtonin.

“Tani për tani ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ata nuk e kanë kontrollin, ne e zotërojmë atë”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve.

Ai shtoi se nëse Irani përpiqet të sfidojë SHBA-në do ta shkatërrojmë

“Ne do ta shkatërrojmë atë, unë nuk u besoj atyre”, tha Trump.

Ndërkohë, trafiku detar në ngushticë ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave të Kpler, të martën u regjistruan vetëm 8 kalime anijesh, shumë më pak se mesatarja prej rreth 130-140 anijesh në ditë para mbylljes së rrugës detare.

Në anën tjetër, Pakistani thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të jenë pranë një marrëveshjeje, ndërsa negociatat e ndërmjetësuara nga Omani për rikthimin e pjesshëm të trafikut thuhet se kanë hyrë në një fazë të avancuar.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGASHME

spot_imgspot_img