Albin Kurti është takuar me Erdoganin në New York

spot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit të tyre në New York.

Takimi është zhvilluar të hënën në objektin “Turkevi”, në kuadër të punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biseda mes Kurtit dhe Erdoganit është zhvilluar me dyer të mbyllura. Sipas raportimeve, në takim janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Në takimin e mbajtur në “Shtëpinë Turke” kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë turq, përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img