Historia e lashtë e Odiseut po rikthehet në kinematografi përmes një prej projekteve më të mëdha filmike të viteve të fundit. Regjisori i njohur Christopher Nolan po sjell në ekran “The Odyssey”, një përshtatje të poemës epike të Homerit.
Në rolin e Odiseut është Matt Damon, ndërsa filmi mbledh një kast të jashtëzakonshëm aktorësh. Projekti është realizuar në lokacione të ndryshme dhe është konceptuar si një aventurë epike që do të rikthejë në vëmendje udhëtimin e gjatë të mbretit të Itakës drejt shtëpisë.
“The Odyssey” bazohet në veprën e Homerit dhe pritet të trajtojë temat e luftës, besnikërisë, familjes, sakrificës dhe përballjes me të panjohurën.
Filmi është ndër projektet më të shumëpritura të Nolanit dhe ka ngjallur interes të madh për shkak të përmasave të produksionit dhe kastit të aktorëve.
Historia e Odiseut, e shkruar mijëra vjet më parë, vazhdon kështu të gjejë një mënyrë të re për t’u treguar brezave të sotëm – këtë herë përmes një spektakli të madh kinematografik.
(Unaza Online)



