Rodri “godet” Manchester Cityn

spot_imgspot_img

Rodri ka arritur në Barcelonë, ku pritet të finalizojë kalimin e tij nga Manchester City te gjiganti katalunas.

Mesfushori spanjoll mbërriti të hënën në mbrëmje, pasi dy klubet raportohet se kanë gjetur marrëveshje në parim për transferimin e tij.

Barcelona pritet të paguajë 60 milionë euro në fazën fillestare, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Pas zbritjes në Barcelonë, Rodri nuk e fshehu entuziazmin për aventurën e re, duke theksuar se synimi kryesor është suksesi në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Të luash për Barcelonën ka qenë një ëndërr. Do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për çdo trofe tjetër”, deklaroi ai.

30-vjeçari tani pritet t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore, përpara se të hedhë firmën në kontratë dhe të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Barcelonës.

Transferimi i Rodrit shihet si një lëvizje e rëndësishme e klubit katalunas për forcimin e mesfushës gjatë kësaj vere.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img