Sulmuesi anglez Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2026, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.
Kane zhvilloi një sezon mbresëlënës, duke shënuar 73 gola dhe dhënë tetë asistime në 65 ndeshje të zhvilluara. Kontributi i tij ishte vendimtar edhe në sukseset e skuadrës bavareze, me të cilën arriti të fitojë tri trofe.
Çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror, sulmuesi anglez e pranoi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário.
Në garën për Topin e Artë 2026, Kane la pas një grup yjesh të futbollit ndërkombëtar. Mes finalistëve ishin Ousmane Dembélé, Erling Haaland, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Michael Olise dhe Fabián Ruiz.
Ky vlerësim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e sulmuesit anglez, i cili vazhdon të konfirmojë vlerat e tij si një prej emrave më të spikatur të futbollit botëror.
(Unaza Online)



