Ylli portorikan Ricky Martin dhe DJ-ja brazilian Pedro Sampaio do të jenë protagonistët e spektaklit muzikor në pushim të ndeshjes së parë të NFL-së në Rio de Janeiro.
Dy artistët do të performojnë më 27 shtator në stadiumin legjendar Maracanã, gjatë përballjes mes Dallas Cowboys dhe Baltimore Ravens.
Ricky Martin, një prej emrave më të njohur të muzikës latine në botë, pritet të sjellë në skenë disa prej hiteve të tij më të mëdha, ndërsa për Pedro Sampaion kjo do të jetë një mundësi e veçantë për të performuar para publikut në një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të zhvilluara në Brazil.
(Unaza Online)



