Nichi është shpallur banori i preferuar i publikut në edicionin e pestë të spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Ky rezultat u bë i ditur pas një televotimi të hapur gjatë spektaklit Prime të së hënës mbrëma, ku publiku pati mundësinë të shprehte përkrahjen për banorin që konsideronte të preferuarin e tij.
Pas përfundimit të votimit, Nichi mori këtë vlerësim nga publiku, duke u renditur në qendër të vëmendjes së spektaklit.
Ky titull përbën një moment të rëndësishëm për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ndërsa mbështetja e publikut dëshmon interesimin që ka krijuar te shikuesit.
(Unaza Online)



