Një vaksinë kundër kancerit të lëkurës po sjell shpresa të reja

spot_imgspot_img

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit të lëkurës po sjell shpresa të reja në trajtimin e melanomës. Kompanitë Moderna dhe Merck kanë njoftuar rezultate pozitive nga një provë klinike në fazë të avancuar, ku kombinimi i vaksinës me imunoterapinë Keytruda uli rrezikun e rikthimit dhe përhapjes së melanomës, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Qasja bazohet në teknologjinë mRNA, e cila synon të përshtatë trajtimin sipas karakteristikave të tumorit të pacientit. Rezultatet konsiderohen një hap i rëndësishëm drejt trajtimeve më të personalizuara për pacientët me melanoma.

Studiuesit shpresojnë që teknologji të ngjashme të mund të përdoren në të ardhmen edhe për lloje të tjera të kancerit.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img