Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë (NHS) ka nisur një program të ri që u ofron rreth 4 milionë grave teste për HPV që mund të kryhen në shtëpi. Programi synon veçanërisht gratë që nuk kanë marrë pjesë në kontrollet e planifikuara për depistimin e kancerit të qafës së mitës.
Testi përfshin marrjen e një mostre në shtëpi dhe dërgimin e saj në laborator për të kontrolluar praninë e llojeve me rrezik të lartë të HPV-së, një virus që lidhet me pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës. Autoritetet shëndetësore shpresojnë se kjo mënyrë më e thjeshtë e depistimit do të rrisë pjesëmarrjen dhe do të ndihmojë në zbulimin më të hershëm të rrezikut.
(Unaza Online)



