Aktori i njohur Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij, aktorja marokene İman Elbani, janë bërë prindër për herë të dytë, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Çifti ka mirëpritur një djalë dhe ka vendosur t’i japë emrin Kerem.
Lajmi u raportua më 25 gusht dhe është konfirmuar nga disa media Ajo që i ka surprizuar më shumë fansat është fakti se Murat dhe İman e mbajtën shtatzëninë pothuajse tërësisht private.
Vetëm pak kohë para lindjes u bë publik lajmi se İman ishte shtatzënë. Në fillim të gushtit, çifti kishte njoftuar publikisht se po prisnin fëmijën e dytë.
(Unaza Online)



