Mijëra qytetarë protestojnë në Kroaci kundër mbetjeve të rrezikshme

spot_imgspot_img

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në Zagreb në një protestë të madhe kundër problemeve të shkaktuara nga vendgrumbullimet ilegale të mbetjeve dhe ndotja e mjedisit.

Protesta, e titulluar “Walk for Lika, Walk for Croatia”, synon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve ndaj pasojave që depozitimi i paligjshëm i mbetjeve mund të ketë mbi shëndetin publik dhe mjedisin.

Organizatorët kërkojnë masa më të forta nga institucionet dhe një kontroll më të madh mbi menaxhimin e mbetjeve në vend. Protesta vjen në një kohë kur çështjet mjedisore po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në debatin publik në Kroaci.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img