Edi Rama ndan foto nga takimet e bëra në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Malin e Zi

spot_imgspot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë momente nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Në fotografitë e publikuara, Rama shfaqet në takime dhe biseda me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, kancelarin gjerman Friedrich Merz, komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Krahas takimeve me këta zyrtarë, kryeministri shqiptar ka ndarë edhe fotografi me pjesëmarrës të tjerë të takimit të nivelit të lartë.

Samiti i Procesit të Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img