Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba, në një lëvizje që pritet të forcojë ndjeshëm repartin e mesfushës.
Sipas raportimeve të publikuara sot, marrëveshja arrin në rreth 70 milionë paund, ndërsa afrimi i Balebës shihet si pjesë e strategjisë së klubit për të ndërtuar një skuadër më konkurruese.
Merkatoja e Premier League vazhdon të jetë shumë aktive, ndërsa klubet angleze po investojnë shuma të mëdha përpara mbylljes së afatit kalimtar. Dritarja e transferimeve të Premier League mbyllet më 1 shtator 2026.
(Unaza Online)



