Madonna kryeson listën e nominimeve për MTV Video Music Awards 2026, duke marrë plot 11 nominime, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Pas saj renditet Taylor Swift me nëntë nominime, ndërsa Ariana Grande dhe Sabrina Carpenter kanë nga shtatë nominime.
Madonna dhe Taylor Swift janë ndër artistet e nominuara edhe në kategoritë kryesore, përfshirë Video of the Year, Artist of the Year dhe Best Pop.
Ceremonia e MTV VMA 2026 do të mbahet më 27 shtator në Los Angeles, ndërsa votimi i fansave tashmë është hapur për 13 kategori.
(Unaza Online)



