Liverpooli ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit anësor Bradley Barcola, raporton gazetari britanik Ben Jacobs.
Sipas raportimit, Liverpooli do të paguajë 123 milionë euro për francezin, ndërsa shuma mund të shkojë deri në 144 milionë euro, në varësi të bonuseve.
“Reds” e kanë ndjekur Barcolan prej kohësh dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e tij.
Fillimisht, Liverpooli po shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje të përbashkët që do të përfshinte edhe Ibrahim Mbaye, por sulmuesi senegalez u transferua të premten mbrëma te Aston Villa për 55 milionë euro.
Barcola, gjatë kohës së tij te PSG-ja, ka zhvilluar 152 ndeshje, duke shënuar 39 gola dhe asistuar në 37 raste. Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me klubin francez.
Ndërkohë, PSG-ja tashmë ka siguruar zëvendësuesin e tij në krahun e majtë. Klubi francez transferoi Mika Godts nga Ajaxi për 55 milionë euro.
(Unaza Online)



