Kenan İmirzalıoğlu dhe Bergüzar Korel do të shfaqen sërish në të njëjtin ekran, këtë herë në sezonin e dytë të serialit A.B.İ, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Lajmi është konfirmuar nga ATV. Bergüzar Korel i është bashkuar kastit të sezonit të dytë dhe do të interpretojë personazhin Leyla, një grua e fortë dhe idealiste.
Historia bëhet edhe më interesante sepse Leyla do të përballet përsëri me Doğan, personazhin e interpretuar nga Kenan İmirzalıoğlu. Sipas përshkrimit zyrtar të serialit, rikthimi i tyre në të njëjtën histori do të hapë plagë të vjetra dhe ndjenja që personazhet mendonin se i kishin lënë pas.
Kjo e bën ribashkimin e tyre veçanërisht të komentuar, pasi të dy aktorët kanë një histori shumë të fortë në televizionin turk. Tashmë fansat janë kuriozë të shohin çfarë lloj marrëdhënieje do të ketë Leyla me Doğan dhe nëse e kaluara e tyre do të kthehet në qendër të historisë.
(Unaza Online)



