Ja si iu përgjigj Jozi policisë pasi e gjetën të fshehur në tualet

spot_imgspot_img

Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, ndërsa janë zbardhur detaje të reja për mënyrën se si u lokalizua.

Sipas raportimit nga Top Channel, fillimisht policia ka ushtruar kontroll në banesën e Markut në Fushë-Krujë, por ai nuk është gjetur aty.

Më pas, policia ka kryer kontrolle në 10 banesa të miqve të tij, në kuadër të kërkimeve për lokalizimin e këngëtarit.

Marku është gjetur më pas në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, këngëtari ka mohuar se po i fshihej policisë. Sipas raportimit nga JOQ Albania, ai ishte fshehur në tualet.

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur Marku.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim pesë persona, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img