Një studim i ri sugjeron se rëndësi nuk ka vetëm sasia e frutave dhe perimeve që konsumojmë, por edhe lloji i tyre. Studiuesit i kanë kushtuar vëmendje flavanoleve, përbërës bimorë që lidhen me shëndetin e zemrës, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Në mesin e ushqimeve të pasura me këta përbërës përfshihen boronicat, manaferrat, kumbullat, mollët, qershitë dhe fasulet e gjelbra, ndërsa edhe çaji jeshil është burim i rëndësishëm i flavanoleve. Hulumtimi sugjeron se për një dietë më të dobishme për zemrën, mund të ketë rëndësi të zgjidhen ushqime të ndryshme dhe të pasura me përbërës bimorë, jo vetëm të arrihet një numër i caktuar porcionesh.
Ekspertët theksojnë se frutat dhe perimet duhet të jenë pjesë e një ushqyerjeje të larmishme. Një dietë e pasur me to është lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.
(Unaza Online)



