Këngëtarja serbe Svetlana Ceca Ražnatović ka mbajtur një koncert në Kolašin të Malit të Zi, ku sipas raportimeve të mediave lokale morën pjesë rreth 15 mijë persona.
Koncerti u zhvillua më 15 gusht në sheshin e qytetit dhe ishte pjesë e turneut të saj “The Best of”. Ceca u ngjit në skenë rreth orës 22:00, ndërsa sheshi ishte mbushur plot me fansa e nëse kishte apo jo edhe shqiptarë në publik ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Në repertorin e mbrëmjes ishin disa prej hiteve të saj të njohura, përfshirë “Kukavica”, “Nevaljala”, “Trepni” dhe “Beograd”. Publiku këndoi dhe vallëzoi gjatë gjithë mbrëmjes.
Ky ishte koncerti i parë i Cecës në Kolašin. Megjithatë, këngëtarja e kishte vizituar më parë qytetin për xhirimin e videoklipit të këngës “Zabraniću srcu da te voli”, në vitin 1989.
Pas koncertit, Ceca e përshkroi mbrëmjen si një përvojë të veçantë, duke falënderuar publikun për atmosferën.
Koncerti në Kolašin vjen pas dy mbrëmjeve të saj në Budva gjatë kësaj vere, duke e bërë Malin e Zi një nga ndalesat kryesore të turneut të saj veror.
(Unaza Online)



