Lionel Messi bëhet pronar i ri i klubit spanjoll

spot_imgspot_img

Lionel Messi është zyrtarisht pronari i ri i klubit spanjoll CD Eldense, me skuadrën që militon në Segunda División dhe konfirmoi këtë të enjte përfundimin e marrëveshjes për blerjen e klubit.

Ky zhvillim shënon fillimin e një epoke të re për Eldensen, tashmë nën drejtimin e ikonës argjentinase të futbollit.

Klubi bëri të ditur se ardhja e Messit do të shënojë nisjen e një projekti afatgjatë, me fokus tek zhvillimi sportiv, institucional dhe social, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe historinë e klubit.

E themeluar në vitin 1921, Eldense synon që nën pronësinë e re të konsolidohet në futbollin profesionist spanjoll, pa humbur lidhjen me rrënjët dhe komunitetin lokal.

Me blerjen e Eldenses, Messi bëhet pronar i klubit të dytë në Spanjë, pasi në prill të vitit 2026 bleu edhe UE Cornellà-n.

Megjithatë, operacioni ende i nënshtrohet autorizimit përkatës nga Këshilli i Lartë i Sportit të Spanjës (CSD).

Kështu, ish-ylli i Barcelonës nis një tjetër kapitull në aktivitetin e tij jashtë fushës, këtë herë me synimin për të zhvilluar një projekt afatgjatë në futbollin spanjoll.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img