UEFA ngre alarmin për merkaton

spot_imgspot_img

Merkatoja europiane e futbollit po shkon drejt shifrave gjithnjë e më të larta, ndërsa UEFA ka ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë financiare të klubeve.

Sipas raportit vjetor të UEFA-s, shpenzimet totale në merkaton e fundit verore kaluan për herë të parë 10 miliardë euro.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 8% krahasuar me vitin 2025 dhe 43% më shumë se në vitin 2019.

Klubet angleze kanë një rol dominues, pasi janë përgjegjëse për pothuajse gjysmën e shpenzimeve totale të merkatos.

Një pjesë e madhe e këtyre parave ka qarkulluar brenda vetë Anglisë, duke krijuar një diferencë të madhe me kampionatet e tjera europiane.

Sipas UEFA-s, kjo situatë ka sjellë një treg me “shpejtësi të dyfishtë” dhe polarizim të madh financiar.

Andrea Traverso, përgjegjës për sektorin financiar në UEFA, ka paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e vlerave të transferimeve po krijon një model më të brishtë.

Klubet angleze paguajnë mesatarisht rreth 24 milionë euro për një lojtar, ndërsa në kampionatet e tjera kryesore europiane mesatarja është nën 5 milionë euro.

Shqetësim tjetër është se shumë prej këtyre transferimeve paguhen me këste, duke rritur borxhet dhe varësinë nga të ardhurat e ardhshme.

Sipas Traversos, modeli aktual mbështetet gjithnjë e më shumë te inflacioni i vlerave të lojtarëve dhe likuiditeti i tregut.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img