Taylor Swift shkruan historinë, bëhet artistja më e vlerësuar në historinë e MTV VMAs

spot_imgspot_img

Taylor Swift do të shkruajë një tjetër kapitull në historinë e MTV Video Music Awards.

Këngëtarja amerikane do të marrë “Artist Director Honors”, një çmim i ri i krijuar për të vlerësuar artistët që kanë zgjeruar mundësitë krijuese të videoklipeve dhe kanë zhvilluar një stil të veçantë regjisorial.

Me këtë vlerësim, Swift pritet të arrijë në 31 çmime VMA, duke kaluar Beyoncé dhe duke u bërë artistja me më së shumti çmime në historinë e ceremonisë.

Ceremonia e MTV VMAs 2026 do të mbahet më 27 shtator në Los Angeles. Madonna kryeson nominimet me 11, ndërsa Swift ka nëntë nominime. Madonna gjithashtu do të performojë në ceremoni për herë të parë pas 23 vitesh.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img