Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në Zagreb në një protestë të madhe kundër problemeve të shkaktuara nga vendgrumbullimet ilegale të mbetjeve dhe ndotja e mjedisit.
Protesta, e titulluar “Walk for Lika, Walk for Croatia”, synon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve ndaj pasojave që depozitimi i paligjshëm i mbetjeve mund të ketë mbi shëndetin publik dhe mjedisin.
Organizatorët kërkojnë masa më të forta nga institucionet dhe një kontroll më të madh mbi menaxhimin e mbetjeve në vend. Protesta vjen në një kohë kur çështjet mjedisore po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në debatin publik në Kroaci.
(Unaza Online)



