Karim Benzema pranë ndërprerjes së kontratës me Al-Hilal

spot_imgspot_img

Karim Benzema mund të jetë protagonist i orëve të fundit të afatit kalimtar veror. Sulmuesi francez raportohet se është pranë ndërprerjes së kontratës me Al-Hilal, klub të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit.

Sipas gazetave spanjolle AS dhe Marca, 38-vjeçari ka disa mundësi për vazhdimin e karrierës.

Benzema mund të qëndrojë te skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Megjithatë, si alternativa përmenden rikthimi tek ish-klubi i tij, Al-Ittihad, ose transferimi te Al-Shabab.

Në mesin e mundësive është edhe kalimi në ligën amerikane MLS, nëse francezi vendos të largohet nga Saudi Pro League.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Benzemas në Evropë, veçanërisht te Lyoni, duke u bazuar në preferencat e sulmuesit.

Opsioni i fundit është tërheqja nga futbolli. Kështu, Benzema mund të qëndrojë në Arabinë Saudite, të transferohet në Shtetet e Bashkuara ose t’i japë fund karrierës.

Zhvillime të reja rreth së ardhmes së fituesit të “Topit të Artë” priten në orët në vazhdim.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img