Ronaldo ka arritur në kuotën e 978 golave në karrierë

spot_imgspot_img

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit.

Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të elitës së futbollit arab.

Ronaldo e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 50-të, ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e shënoi Samu Costa.

Për 41-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë edicion.

Me 978 gola të realizuar gjatë karrierës së tij, Ronaldo tani është vetëm 22 gola larg shifrës magjike të 1,000 golave, një tjetër rekord që synon ta arrijë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img