Catherine Zeta-Jones është në qendër të vëmendjes për projektin e saj të ri televiziv, “Kill Jackie”, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Në serialin thriller, Zeta-Jones luan Jackie Price, një grua që e gjen veten në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi një grup vrasësish profesionistë e ndjekin dhe ajo duhet të luftojë për të mbijetuar. Fotografitë e reja nga seriali tregojnë aktoren në një rol shumë më aksion dhe thriller sesa disa prej roleve të saj të fundit.
Seriali pritet të jetë një rikthim interesant për Zeta-Jones, e cila vitet e fundit është bërë veçanërisht e njohur për publikun e ri edhe për rolin e Morticia Addams në Wednesday. Tani ajo kalon nga atmosfera gotike e Wednesday në një histori spiunazhi, hakmarrjeje dhe mbijetese.
Por Zeta-Jones ka folur edhe për një aspekt tjetër të jetës së saj: largimin nga Hollywood-i. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael Douglas, kanë zgjedhur prej vitesh të jetojnë në bregun lindor të SHBA-së. Aktorja ka thënë se ndonjëherë ka pyetur veten nëse largimi nga Los Angeles mund ta ketë dëmtuar karrierën e saj, pasi nuk ka qenë pjesë e skenës së përditshme të Hollywood-it
(Unaza Online)



