Manchester City siguron yllin e ri maroken

spot_imgspot_img

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit maroken Ayyoub Bouaddi nga Lille. Futbollisti 18-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. Sipas Reuters, mediat britanike raportojnë se marrëveshja kap vlerën e rreth 86 milionë paundëve (117 milionë dollarë).

Bouaddi, i cili u aktivizua në pesë nga gjashtë ndeshjet e Marokut në Kupën e Botës, konsiderohet një nga talentet e rinj më premtues të futbollit europian. Transferimi vjen në një periudhë kur Manchester City po riformaton mesfushën pas largimit të disa lojtarëve.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img