Këngëtarja e njohur, Ganimete Jashanica, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të saj të dashur, Mehdi Mehmeti, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Përmes një postimi prekës, artistja ka falënderuar të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë familjes në këto momente të vështira dhe ka njoftuar detajet për të pamën.
Njoftimi i plotë nga familja:
“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,
Ju njoftojmë se pamja për vëllain tonë të dashur, Mehdi Mehmeti, do të mbahet më 26 dhe 27 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Hotel Grand, Prishtinë.
Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që do të jenë pranë nesh në këto momente të vështira.
Familja Mehmeti”
Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti dhe këngëtares Ganimete Jashanica.

(Unaza Online)



