Aktorja turke Ebru Şahin, e njohur sidomos për rolin e Reyyanit në serialin Hercai, ka marrë një vendim të rëndësishëm për projektin e saj të ardhshëm, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Sipas një raportimi të publikuar më 21 gusht 2026, Şahin ka arritur marrëveshje për të qenë protagonistja femër e serialit të ri “Adana Ayazı”, një produksion i NTC Medya.
“Adana Ayazı” është një nga projektet e reja që po përgatiten për sezonin e ardhshëm televiziv në Turqi. Sipas raportimit, Ebru Şahin ishte ndër aktoret që kishte marrë disa oferta për projekte të reja, por ajo u bind nga skenari i këtij seriali dhe vendosi të bashkëpunojë me NTC Medya.
(Unaza Online)



