Një lajm që ka tërhequr vëmendjen e fansave të serialeve turke vjen nga bota e televizionit. Tolga Sarıtaş dhe Serhat Kılıç, të njohur për rolet e tyre në serialin “Söz”, do të takohen sërish në një projekt të ri televiziv, rreth tetë vite pas bashkëpunimit të tyre të mëparshëm, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Të dy aktorët do të jenë pjesë e serialit “Teşkilat”, një prej produksioneve të njohura të televizionit turk. Serhat Kılıç do t’i bashkohet kastit të serialit, ndërsa lajmi ka ngjallur interes të madh te shikuesit që i kujtojnë dy aktorët nga “Söz”.
Sipas raportimit, Kılıç do të interpretojë personazhin Yadigar, një ekspert për çaktivizimin e bombave. Xhirimet për pjesën e re të produksionit pritet të nisin më 25 gusht.
Rikthimi i dy aktorëve në të njëjtin univers televiziv pritet të jetë një prej zhvillimeve interesante të sezonit të ri të serialeve turke.
(Unaza Online)



