Aktorja e njohur turke İlayda Alişan dhe partneri i saj, Oğulcan Engin, kanë tërhequr vëmendjen e mediave pas deklaratave të tyre të fundit rreth martesës, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Çifti u shfaq së bashku para koncertit të këngëtarit Edis, të zhvilluar në Harbiye Açıkhava, në Stamboll. Përveç atmosferës së koncertit, gazetarët i pyetën dyshen edhe për planet e tyre personale dhe mundësinë e një martese.
Pyetjes se kur do të zhvillohet dasma, Oğulcan Engin iu përgjigj me humor duke lënë të kuptohet se momenti i martesës ende nuk është vendosur. Ai preferoi të mos japë një datë konkrete, ndërsa shprehu dëshirën që gjithçka të ndodhë në kohën e duhur.
Edhe İlayda Alişan, e cila prej kohësh është në një lidhje me Engin, e mbështeti përgjigjen e partnerit të saj duke buzëqeshur.
Deklaratat e tyre u komentuan menjëherë në mediat rozë turke, pasi lidhja e çiftit ka qenë prej kohësh në vëmendjen e publikut. Megjithatë, nga fjalët e tyre duket se martesa nuk është përjashtuar, por çifti dëshiron ta mbajë ende private kohën dhe detajet e saj.
(Unaza Online)



