Aktori i njohur turk Mert Yazıcıoğlu ka tërhequr vëmendjen e fansave me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Pas kthimit nga pushimet, aktori vendosi t’i japë një tjetër stil paraqitjes së tij, duke hequr dorë nga mjekra që kishte mbajtur për një kohë të gjatë. Ndryshimi u vu re menjëherë dhe fotografitë e tij të reja nisën të komentohen në mediat rozë turke.
Yazıcıoğlu është një nga emrat e njohur të gjeneratës së re të aktorëve turq dhe ka krijuar një bazë të madhe fansash falë roleve të tij në seriale të ndryshme televizive.
Ndryshimi i pamjes vjen në prag të sezonit të ri televiziv, kur aktorët turq shpesh përshtatin stilin e tyre në përputhje me projektet e reja profesionale.
Mert Yazıcıoğlu është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e tij private. Aktori është lidhur publikisht me Zeynep Artukmaç dhe çifti është fotografuar së bashku në raste të ndryshme gjatë këtij viti.
Megjithatë, këtë herë vëmendjen e mori kryesisht ndryshimi i look-ut të aktorit, i cili ka hapur diskutime mes fansave në rrjetet sociale për pamjen e tij të re.
(Unaza Online)



