Aktori britanik Callum Turner ka folur për planet e tij të ardhshme me bashkëshorten e tij, këngëtaren shqiptaro-britanike Dua Lipa, transmeton gazeta “Unaza Online”.
Në një intervistë të publikuar në gusht për Esquire UK, Turner tha se krijimi i një familjeje është një nga prioritetet e tij për kapitullin e ardhshëm të jetës. Aktori 36-vjeçar dhe Dua Lipa, 30 vjeçe, u martuan këtë vit, fillimisht në një ceremoni civile në Londër dhe më pas zhvilluan një festë në Siçili.
Turner ka treguar se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij, ndërsa njëkohësisht të ndërtojë jetën familjare me këngëtaren. Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që nga fillimi i lidhjes së tyre në vitin 2024.
Ndërkohë, Dua Lipa vazhdon të jetë aktive në muzikë, modë dhe projekte kulturore. Ajo është gjithashtu kuratore e edicionit 2026 të London Literature Festival, që do të zhvillohet në tetor dhe nëntor.
(Unaza Online)



