Anne Hathaway rikthehet fuqishëm në Hollywood

spot_imgspot_img

Anne Hathaway po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara dhe më të suksesshme të karrierës së saj, transmeton gazeta “Unaza Online”.

Në vitin 2026, aktorja 43-vjeçare është pjesë e pesë filmave, mes tyre The Devil Wears Prada 2 dhe The Odyssey të Christopher Nolan.

Sipas El País, rikthimi i saj në qendër të vëmendjes vjen pas një periudhe kur Hathaway ishte përballur me kritika dhe një reagim negativ nga një pjesë e publikut. Tashmë, ajo ka arritur të rindërtojë marrëdhënien me audiencën përmes një kombinimi të roleve në filma të mëdhenj, projekteve më të vogla dhe një imazhi më të afërt me publikun.

Aktorja është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale dhe shtatzëninë, ndërsa këtë vit pritet të jetë një nga emrat më të dukshëm të Hollywood-it.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGASHME

spot_imgspot_img