Serbia po përballet me zjarre të mëdha pyjore, ndërsa Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të mbrojtjes civile për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Situata është veçanërisht shqetësuese në rezervatin natyror Deliblatska Peščara, rreth 80 kilometra nga Beogradi.
Në kuadër të ndihmës evropiane janë dërguar katër helikopterë Black Hawk, së bashku me 124 zjarrfikës dhe 39 automjete nga Gjermania dhe Rumania. Helikopterë janë angazhuar gjithashtu nga Rumania, Sllovakia dhe Çekia.
Zjarret kanë dëmtuar mijëra hektarë pyje, ndërsa autoritetet serbe kanë paralajmëruar se erërat e forta mund ta vështirësojnë më tej situatën. Në disa zona të vendit vazhdojnë të jenë aktive vatra të tjera zjarri.
Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr i madh është përhapur pranë Strumicës dhe, sipas raportimeve, një shtëpi është përfshirë nga flakët.
(Unaza Online)



