Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

spot_imgspot_img

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë.

Propozimi i është dorëzuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nga Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dokumentin zyrtar, thuhet se propozimi bazohet në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në nenin 84, pika 14, dhe nenin 95, paragrafi 1, si dhe në pikën 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të 1 korrikut 2014.

“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’ia dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të Qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin!”- ka shkruar Nagavci në Facebook.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img