Ulutas: Tranzicioni nga prania e përhershme e KFOR-it bazohet në kushte të caktuara

spot_imgspot_img

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka folur për tranzicionin gradual të KFOR-it nga prania e përhershme në Urën e Ibrit.

Ai ka thënë se ky tranzicion do të ndodhë bazuar në kushte të caktuara dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe aktorë të tjerë relevantë.

“Tranzicioni gradual nga prania e përhershme e KFOR-it në Urën e Ibrit dhe përfshirja e Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë pranë Manastirit të Deçanit janë pjesë e një procesi më të gjerë të optimizimit që sapo e shpjegova.

Sa i përket Urës së Ibrit, tranzicioni nga prania e përhershme e KFOR-it bazohet në kushte të caktuara dhe është i koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe aktorët e tjerë relevantë.

KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një prani të dukshme në Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, si dhe në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë Ulutas.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img