Sot më 16 shtator 2026 presim vetëm aktgjykim lirues për drejtuesit e UÇK-së

spot_imgspot_img

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot pret aktgjykim lirues për katërshen e UÇK-së.

Konjufca, i cili do të jetë prezent në seancën e shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, tha se lufta e UÇK-së ishte mbrojtëse.

“Ne presim vetëm një vendim, aktgjykim lirues për drejtuesit e Shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte vetëm një qëllim: qëllimin e lirisë për popullin tonë dhe stopimin e gjenocidit që ishin duke e kryer në atë kohë forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë”, ka thënë ai.

Konjufca tha se gjenocidin e Serbisë në Kosovë e dëshmuan dhjetëra figura ndërkombëtare, përfshirë gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img