Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

spot_imgspot_img

Nga 3 shtatori, Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili. Ky shtet është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në BE të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për ndryshimet e reja të Bashkimit Europian lidhur me importin e mishit nga Brazili, duke kërkuar marrjen e masave për vijimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar pas datës 3 shtator 2026.

“Bashkimi Europian, përmes Rregullores Zbatuese, ka ndryshuar listën e vendeve të autorizuara për eksport, në kuadër të kufizimeve për përdorimin e disa produkteve medicinale antimikrobike. Si pasojë e këtij ndryshimi, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në BE të dërgesave të disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor; informoi AKU.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img