Fatmir Sheholli, i akuzuar për spiunazh, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Sinjali drejtpërdrejt nga Pallati i Drejtësisë.
“Jam plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Sheholli para trupit gjykues, duke e mohuar akuzën e Prokurorisë.
Pas deklarimit të tij rreth fajësisë, procedura gjyqësore do të vazhdojë sipas afateve ligjore, ndërsa mbrojtja ka të drejtë të paraqesë kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.
(Unaza Online)



