Derisa SHBA‑të, përmes ambasadës në Kosovë, përsërisin thirrjen për krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sërish kanë nisur ditën me aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës.
Në të gjashtën ditë radhazi, para objektit të qeverisë, atyre u janë bashkuar edhe deputetët e AAK‑së dhe asamblistët e PDK‑së në Vushtrri. Ata kanë kërkuar konstituimin e institucioneve.
Gjithashtu u theksua nevoja e krijimit të institucioneve, pasi komunat kanë nevojë për investime strategjike dhe projekte zhvillimore. Ndonëse sërish kryesuesi nuk e ka përfillur kërkesën e PDK‑së, deputetët e PDK‑së dhe AAK‑së u panë sërish në sallën e Kuvendit. Fillimisht ata vendosën letra në ulëset e Kuvendit, ku kërkuan respektimin e Kushtetutës.
(Unaza Online)



