Rama: Ilir Metën pushteti e katandisi në personazh qesharak

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka komentuar aktualitetin politik në Shqipëri.

I pyetur për ish-presidentin, Rama e cilësoi Ilir Metën si një talent politik, por tha se ai nuk arriti ta përballonte peshën e pushtetit. Sipas kryeministrit, pushteti është një forcë që ka “ngrënë” shumë burra dhe, në rastin e Metës, e ka katandisur atë “në një personazh qesharak”.

“Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është, pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra. Domethënë, u katandis në një personazh qesharak”, u shpreh Rama.

(Unaza Online)

POSTIMET E FUNDIT

spot_img
spot_img
spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img